
Berisha kërkon ndihmën e socialistëve: Me të gjitha mjetet, të largojmë Ramën!
Dritare.net
Sali Berisha thotë se largimi i Edi Ramës nga pushteti do të jetë beteja e tij e fundit. Në një dalje për median, Berisha, kërkoi ndihmën e demokratëve por edhe socialistëve, për largimin e kreut të qeverisë shqiptare, ndërsa tha se për këtë qëllim, do të përdoren të gjitha mjetet e mosbindjes civile.
“Çdo luftë ka betejën finale dhe kjo që do të nisim është beteja finale në të cilën ju siguroj se ne do të fitojmë. Sot afera Rama-McGonigal, është kryeafera e planetit. Një dramë e tmerrshme në fushën e sigurisë që zhvillohet sa në SHBA, po kaq edhe në Tiranë, që ka për autor, Charls McGonigal, njeriun kryesor të kundërzbulimit në SHBA, që kishte njohuri të tmerrshme, të jashtëzakonshme për sigurinë e vendit të madh. Dhe ky njeri i ofrohet Edi Ramës për të shkatërruar opozitën shqiptare.
Këtë njeri, Edi Rama pasi grabiti zgjedhjet e 2017, e kontrakton për ti dhënë opozitës goditjen e mëshirës. Me të gjitha mjetet e mos bindjes civile kjo kalbësirë do të shporret nga pushteti”- u shpreh Berisha./L.F-dritare.net

















