Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha jashtë Parlamentit: KESH të dëmshpërblejë të përmbyturit!

Berisha jashtë Parlamentit: KESH të dëmshpërblejë

Sali Berisha e akuzon qeverinë se përmbyti qytetarët në Shkodër. Sipas tij u dha një urdhër kriminal që solli edhe dëme të jashtëzakonshme për qytetarët.

“Pa informuar asnjë njeri, pa informuar sipas ligjit autoritetet vendore hapi të gjithë tunelet dhe digat duke bërë një dallgë përmbytese që nuk e kishte parë ndonjë Shkodra, nxori në themele urën e Bahçallkëkut, monument kulture. Ky akti i mosnjoftimi është vepër e vërtetë kriminale. E bëri këtë për të mos bërë përgjegjëse autoritetin që jep urdhrin për dëmshpërblim pastaj. Dhe së dyti për të mos prodhuar energji për të rritur çmimin e energjisë. Drejtori i KESH zbatoi një urdhër kriminal. Ai del në çdo ekran për të justifikuar veprimin e tij të shëmtuar”, tha Berisha./M.T/dritare.net