Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Ja se si do të vijnë demokratët në pushtet!

Berisha: Ja se si do të vijnë demokratët në pushtet!

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Elbasan, në hapjen e fushatës për kryetar të PD se demokratët do të fitojnë atëherë kur të bindin çdo qytetar që nuk voton që ky vend do të bëhet.

Berisha tha se qeveria ka mjete të shumta krimi dhe se PD nuk do të shkojë drejt tyre, por do të elektrizojë shoqërinë duke synuar moralin shqiptar.

“Ne demokratët do të fitojmë betejën vetëm kur të arrijmë të bindim çdo qytetar që nuk voton, që është i dëshpëruar, që mendon se ky vend nuk bëhet dhe duhet të ikë, të bindim që ky vend bëhet dhe do bëhet. Të bindim që të duam më shumë këtë vend, pikërisht për ta bërë këtë vend. Ju e thatë, qeveria ka mjete të shumta, për hir të së vërtetës në tërësi mjete krimi dhe ne kurrë nuk do shkojmë drejt tyre. Ne do elektrizojmë shoqërinë në rast se ne do të arrijmë t’i prekim kordat e vokalit të moralit shqiptar. Në rast se ne do të ngjallim besimin te vendi dhe krenarinë shqiptare te shqiptarët. Nuk kemi ne asnjë arsye pse të mos kemi besim. Kam parë shkretëtira të shtruara në gjysmë parajsa dhe Shqipëria nuk është shkretëtirë, por është përrallore në pasuritë e saj”, tha Berisha./M.K/dritare.net