
Berisha: Inkurajoj pedagogët të protestojnë. Rama cinik!
Dritare.net
Sali Berisha shprehu mbështetjen sot ndaj pedagogëve që protestuan. Berisha tha se inkurajon protestën e tyre, ndërsa shtoi se PD do të jetë në krah të akademikëve, ndryshe nga Rama që sipas ish-kryeministrit, po mban një qëndrim përçarës.
“Vazhdoni protestën. PD do t’ju mbështesë. Rama dha një përgjigje cinike për pedagogët sot. Kërkesat e pedagogëve janë legjitime, Rama po mban një qëndrim përçarës. Ai kërkon të përçajë trupën akademike.
U bëj thirrje qytetarëve, të mbështesin këtë protestë me të gjithë potencialin e tyre si një kusht për të ruajtur universitetet si shtëpitë ku formohen intelektualët shqiptarë.
Ndaj duke përgëzuar sindikatën e punonjësve të universiteteve, duke përgëzuar këdo që mori pjesë në atë protestë masive, duke dënuar deklaratat cinike të Edi Ramës, u bëj thirrje që të vazhdojë kjo betejë. I garantoj se PD do qëndrojë fuqishëm në mbështetje të kërkesave të drejta dhe shpëtimtare”, u shpreh Berisha./L.F-dritare.net

















