Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha i kërkoi SPAK të hetojë vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Bardhi: S’je distancuar nga bandat e Elbasanit!

Berisha i kërkoi SPAK të hetojë vrasjen e Pjerin Xhuvanit,

Gazment Bardhi ka reaguar ditën e sotme ndaj ish-kryeministritt Sali Berisha, i cili i kërkoi SPAK që të hetojë vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe e lidhi Bardhin me këtë vrasje.

Bardhi tha se i vetmi mjet që Berisha di të përdorë është shpifja dhe se ai ende nuk është distancuar nga bandat e Elbasani që kanë qenë pjesë e Foltores.

‘Shpifja është i vetmi mjet që i ka mbetur Sali Berishës për të bërë politikë. Ai e di shumë mirë se roli im në Elbasan ka qenë dyfishimi i mandateve për PD nga 3 në 6 mandate përballë terrorit të bandave të pushtetit, që sot janë në ortakëri me Sali Berishën. Sot e kësaj dite nuk ka asnjë deklaratë të SB për t’u distancuar nga ndërhyrja e bandave të Elbasanit në punët e Foltores. Me shpifje as nuk mbulon dot të vërtetën, as nuk shkon dot larg.’- shkruan Bardhi./M.K/dritare.net