Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: George Soros loboi tek Blinken që të më shpallnin non-grata!

Berisha: George Soros loboi tek Blinken që të më shpallnin

Ish kryeministri Sali Berisha, në çeljen e fushatës për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike në Elbasan, foli edhe për shpalljen non-grata nga SHBA.

Berisha tha se një akt i tillë ishte sulm personal ndaj tij i drejtuar nga George Soros, për faktin se përbënte një pengesë në projektet e tij për të ndarë e përçarë Kosovën. Ai shtoi se pavarësisht shpalljes non-grata, sëekretari amerikan Antony Blinken nuk është antishqiptar dhe nuk ka qëllime të tilla. Sipas tij, interesa në kundërshtim me ato të shqiptarëve kanë kryeministri Edi Rama dhe George Soros.

“Një antishqiptar i tërbuar si Soros, i faktuar me të gjithë projektet e tij për përçarje të Kosovës me ideologjinë që nuk pajtohet me vlerat që besojmë dhe interesat tona. Pa që kishte një pengesë në këtë rrugë dhe loboi fuqishëm kundër meje duke përdorur Ramën. Përpiloi raporte ku përfshiu edhe Sekretarin e Shtetit. Antony Blinken nuk është anti shqiptar. Nëse do të kisha një dyshim do t’jua thoja. Nuk është dhe nuk asnjë arsye të jetë. Por Soros dhe Rama janë. Janë aktet ndër më turpëruese që e vërtetuan. Nuk kishte gjë më të rëndë se ajo e djeshmja. Si mund të mos kemi ndjeshmëri ndaj një kombi që në një kamp ka varrosur 8 mijë djem e burra? Dhe pastaj vjen si njeriu që s’ka përgjegjësi. Njeriu pa përgjegjësi ka qenë vetëm ai primitiv. Del e thotë se e kanë këta fajin për rezolutën. Ata na u bënë bashkë edhe më dezinjuan non grata. çfarë ishte kjo? ishte një motiv i pakufijshëm për të qëndruar kundër. Nuk mund t’i lija kombit tim një turp të tillë, familjes time e vetes time. Ndaj vendosa. Kjo është ajo që më motivonte mua, interesi im kombëtar, krenaria e të qenit shqiptar edhe në situatën më të vështirë të jetës sime”, është shprehur Berisha./M.K/dritare.net