Berisha: Fol o Pandeli, si Felaj liroi burrin nga banditët!
Dritare.net
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një live në Facebook në Kuvend, ka vazhduar akuzat ndaj deputetëve të mazhorancës.
Berisha u shpreh: Ju i shihni, ja aty keni Ermonelën. Katër familjarë të saj ka futur palë në palë në Prokurorinë e Tiranës. Këta gardistë që shihni para meje në këmbë, nja 5 prej tyre kanë Fakultetin Juridik, por as nuk ëndërrojnë kurrë të futen në prokurori apo në gjykatë, ku të lenë Felajt, felë për të tjerët. I marrin të gjitha për vete. Thoni ju po deshët? Edhe ju keni zgjedhës, më mirë t’i thoni asaj të mos çojë 4 familjarë. Dhe çfarë familjarësh! Kur burrin e saj e morën peng në Urën Vajgurore, se u premtoi banditëve lirimin nga bashkëshortja, ishte prokurore, shkoi kjo dhe e çliroi.
E di vetë ajo sa pagoi për të liruar burrin. Burri i saj është prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Apo jo Pandeli? Folu shqiptarëve Pandeli./M.K-dritare.net