
Berisha: Enver Hoxha ishte Hitleri shqiptar!
Dritare.net
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me qytetarët ku foli edhe për ish-diktatorin Enver Hoxha.
Sipas Berishës, dy ishin arsyet se pse Enver Hoxha ishte Hitleri shqiptar dhe këto ishin qëndrimet që diktatori mbajti ndaj fjalës së lirë dhe opozitës.
"Enver Hoxha ishte një Hitler i vërtetë i pas Luftës së Dytë Botërore. Kam qenë në hapat e mi të parë në politikë kur i ftuar, merrja pjesë në një Kongres të Partive Demokratike të Europës, gjithsej 4 muaj pas themelimit të opozitës këtu. Në atë kongres më dhanë fjalën, dhe mbajtja një fjalë. Në deklaratën e atij Kongresi ku ishte Thatcheri, Zhak Shirak dhe personalitet më të spikatura të kohës, e cilësojnë Enver Hoxhën si Hitlerin shqiptar të pas Luftës së Dytë Botërore. Europa gjatë 50 viteve komunizëm kishte njohur diktatorë nga më të egrit, i tillë ishte Brezhnjevi, kishte dhe të tjerë, por i vetmi që u krahasua me Hitlerin, ishte Enver Hoxha", u shpreh Berisha./M.K/dritare.net

















