Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha dhe Noka vizitojnë Salianjin në burg!

Berisha dhe Noka vizitojnë Salianjin në burg!

Sali Berisha ka shkuar sot në ambientet e burgut të Fierit për t'u takuar me Ervin Salianji, ish deputetin demokrat, i cili po vuan dënimin për kallëzimin e rremë lidhur me dosjen Babale.

Kjo është vizita e parë që Berisha i bën Ervin Salianjit, që kur ky i fundit u burgos në Fier, në fund të shtatorit të kaluar. Kujtojmë se në atë kohë Berisha ishte në arrestin shtëpiak, prej të cilit u lirua më 27 nëntor 2024.

Berisha është shoqëruar në ambientet e burgut edhe nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka./L.F-dritare.net