Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha bie pre e një meme-je, denoncon një nen që nuk ekziston në Kodin e Ri Penal

Berisha bie pre e një meme-je, denoncon një nen që nuk ekziston

Në një deklaratë publike nga selia blu, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar një nen të supozuar të Kodit të ri Penal që, sipas tij, dënon me burg nënat që i thonë vajzave beqare se “është koha për t’u martuar”.

“Ju jeni me fat që jeni të martuar, por nëse do ishit beqare, nënat tuaja do mund të shkonin në burg deri në 3 vite vetëm se ju thonin: "Bijë e nënës, është koha për t’u martuar." Dhe kjo quhej martesa me zor. E kam këtu të shkruar”, tha Berisha para gazetarëve.
Por e vërteta është ndryshe: ky nen nuk ekziston në draftin e ri të Kodit Penal. Ai është marrë nga një meme që ka qarkulluar në rrjetet sociale, si formë ironike ndaj neneve të tepërta apo absurde që ndonjëherë propozohet të përfshihen në ligje.

Sali Berisha, i bindur në deklaratën e tij, e prezantoi memen si fakt ligjor, duke akuzuar Kryeministrin Rama për "mani për të burgosur qytetarët".

Në realitet, nuk ekziston asnjë nen në Kodin Penal të ri (që ende është në fazë drafti) që parashikon dënim për këshilla apo presion familjar mbi martesën, për aq kohë sa nuk përfshin dhunë apo detyrim ligjor./K.C/dritare.net