
Berisha: Basha më tha se Shqipëria dhe PD do kenë pasoja nga shpallja ime non grata, i thashë punë e madhe!
Dritare.net
Sali Berisha, gjatë hapjes së fushatës së tij për kryetar të Partisë Demokratike në Elbasan foli edhe për shpalljen non grata nga SHBA.
Berisha tha se ishte paralajmëruar nga ish-kreu i PD Lulzim Basha se do të kishte pasoja për PD dhe Shqipërinë, por i kishte thënë se nuk kishte rëndësi pasi fëmijët e tij nuk mund të jetonin me përçmimin dhe këtë gjë nuk mund ta pranojë kurrë.
“E ka shpjeguar Lulzim Basha njëherë këtë gjë. Në një bisedë me të më tha se i kanë thënë se fëmijët e tij do kenë këto e këto pasoja. Pastaj, i them unë? Pastaj nëse nuk të përjashtoj PD do të ketë këto e këto pasoja. Pastaj? Edhe Shqipëria do të ketë. Unë i them që të gjitha këto le të bëhen, se fëmijët e mi dhe vendi im më të keqen kanë përçmimin. Dhe atë nuk mund ta pranoj kurrë.”, u shpreh Berisha/M.K/dritare.net

















