
Berisha voton për kreun e PD: I qëndroj deklaratës për të marrë drejtimin e partisë!
E Diel 13 Qershor 2021, 12:12
Dritare.net
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha votoi në mesditë për drejtuesin e ri të Partisë Demokratike. Në një komunikim për gazetarët Berisha i shfaqur me maskë tha se pavarësisht rezultatit kandidatët në garë duhet të vijojnë përpjekjet për PD.
“Kandidatët janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati, përpjekjet e tyre për PD dhe vendin”, theksoi Berisha.
I pyetur për mundësinë e rikthimit në krye të PD, Berisha u shpreh se:
“Unë jam konsistent në deklaratat e mia”. Nga ana tjetër Ervin Salinanji nga PD e cilësoi si një batutë deklaratën e Berishës, i cili tha se mund të kthehet të drejtojë PD./L.F-dritare.net

















