 
		                       Benz-i përplaset me pemën në Vlorë, shoferi bllokohet në makinë!
		                        	E Hënë  25 Shtator 2023, 17:05
		                            
		   	    			Dritare.net

Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë pranë vendit të njohur si “Rrapi” në Vlorë.
Drejtuesi i mjetit tip Mercedes ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pemët e lungomares.
Fatmirësisht nuk ka viktima, vetëm dëmtime fizike te shoferi i automjetit ku është dashur ndërhyrja e zjarrëfikësve për ta nxjerrë nga makina./dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       