Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ben Andoni: Faji i Dules për Belerin, po mban peng Himarën

Ben Andoni: Faji i Dules për Belerin, po mban peng Himarën

Analisti Ben Andoni i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv u shpreh se për vendosjen e Fredi Belerit në Himarë, fajin më të madh e ka Vangjel Dule. Sipas tij, Dule e vendosi Belerin për të mbajtur peng Himarën.

“Me atë mbiemër që ka Beleri, nuk është i komunitetit grek. Faji më i madh është i partisë së zotit Dule. Ka bërë një lloj instruktazhi për ta mbajtur Himarën peng. Himara ka shumë individë të mirë, qoftë edhe nga Diaspora. Tani për shkak të reformës territoriale e dominon prapa toka, interlandi. Interlandi një pjesë më e madhe janë myslimanë, pra janë mirëfillti shqiptarë dhe me vetëdije shumë të madhe nacionaliste, siç është edhe Vunoi deri diku. Edhe në Vuno kanë hyrë interesat greke. Në votime normale, patjetër që kjo pjesë dominon. Zoti Dule duhet të mendonte për një personazh me dinjitet. E para të përfaqësonte Himarën e re, e dyta të përfaqësonte një Himarë që vërtetë ka nevojë për zgjidhjen e problemit të pronave dhe e treta për një Himarë me vetëdije politike, sepse shteti shqiptar ia ka dhënë statusin e minoritetit linguistik. Kanë të drejta sa pak minoritete të tilla linguistike. Bëhet fjalë për 2500 vetë. Nëse do vazhdojë kështu, krismën kësaj çështjeje do ia dëgjojmë pak më vonë. Grekët do kërkojnë organizim, gati të të gjithë jugut, do organizojnë fshatrat qe i kanë helenizuar. Për këtë duhet të shqetësohemi.”, u shpreh analisti në DritareTv./K.C/dritare.net