Ben Andoni: Bashkimi i opozitës nuk do të ketë asnjë efekt politik!
Dritare.net
Në edicionin e lajmeve në Dritare TV ishte i ftuar analisti Ben Andoni, për të komentuar dyshen Berisha-Meta dhe aleancën e tyre të mundshme për zgjedhjet vendore. Andoni shprehet se nga ky bashkim nuk do të ketë mundësi për fitore.
“Me çfarë po kuptohet pjesa e Partisë Demokratike që përbëhet nga Rithemelimi do të marrë sërish me qera logon e Partisë së Lirisë, që mund të marrë pjesë. Ky është momenti edhe për Partinë e Lirisë, që tregon nivelin e demokracisë brenda kësaj partie. Në këto zgjedhje do ishte mirë që partitë të merren me kandidatët e tyre dhe çdo parti të ketë vizionin për të qeverisur vendin në nivel lokal, gjë që edhe opozitës i mungon. Nuk ka mundësi për fitore nga aleanca Berisha-Meta, pasi janë dy parti me ideologji të ndryshme dhe e vetmja gjq që i bashkon është kundërshtia ndaj Ramës. Por, ka ardhur momenti që edhe këto parti të shohin strukturat e të ardhmes. Grupi i Rithemelimit e ka të vështirë të nxjerrë kandidatin e duhur, aq më tepër kjo aleancë.”,u shpreh Andoni./M.T/dritare.net