Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Belinda Balluku: Tifozerisë politike i ka ikur koha!

Belinda Balluku: Tifozerisë politike i ka ikur koha!

Ndërsa vazhdon fushatën, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka bërë një status në Facebook ku tregon se tifozerisë politike i ka ikur koha. Ja statusi i plotë!

"Tifozerisë politike i ka ikur koha! Tani qytetarët vlerësojnë punën dhe atë që iu gjendet më pranë e iu shërben më mirë, atë që punon dhe nuk shpenzon kohë me fjalë e qyfyre tavolinash. Kështu u shprehën disa ish-mbështetës të forcave të tjera politike, gjatë një takimi me banorë të lagjeve “Kryengritje” dhe “11 Janari” në Fier. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të gjithë shqiptarët, në katër anët e vendit, pa dallim përkatësie politike, pasi misioni ynë është i të gjithëve, është për Shqipërinë.", shkruan Balluku./K.C/dritare.net