Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Beleri pas vendimit të Apelit: Do ankimoj në Strasburg

Beleri pas vendimit të Apelit: Do ankimoj në Strasburg

Fredi Beleri ka humbur mundësinë për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, pasi Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që e dënoi me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje. Pak orë pasi u njoftua vendimi i Apelit, Beleri ka reaguar nga qelia. Beleri thotë se tanimë ka nisur procedurat për apelimin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në Strasburg.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit ishte i pritshëm, pasi grushti i shtetit ndaj meje ishte planifikuar në çdo hap nga vetë kryeministri shqiptar. Apeli, nuk mbaron këtu. Unë kam nisur tashmë procedurat e ankimimit në Gjykatën Europiane të Drejtësisë në Strasburg dhe jam i sigurt se drejtësia që nuk u dha nga regjimi i Ramës do të na jepet atje. Fatkeqësisht për të dhe për fat të mirë për helenizmin e veriut, prania ime në Parlamentin Europian – falë vendosmërisë së Kyriakos Mitsotakis dhe mbështetjes së popullit grek – garanton se lufta për demokraci dhe sundim të ligjit do të vazhdojë. Për sa më përket mua, qëndrimi im është i qartë. Siç nuk u dorëzova në 14 muajt e fundit, ashtu nuk do të dorëzohem as tani, në 3-4 muajt e mbetur. Edi Rama do ta ketë problemin tani e tutje, jo unë. Në fund, drita fiton gjithmonë mbi errësirën.”, thotë Beleri./K.C/dritare.net