Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Beleri në burg, avokatët grekë: Rama të autorizojë betimin e tij!

Beleri në burg, avokatët grekë: Rama të autorizojë

Kryetari i Asamblesë së Dhomave të Avokatisë së Greqisë, Dhimitros Vervesos dhe Presidenti i Avokatëve pa Kufij, Patrick Heny i janë drejtuar me një kërkesë kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen Beleri.

Vervesos tha se mandati i Fredi Belerit është miratuar nga Kolegji Elektoral dhe se kryebashkiaku nuk ka asnjë mundësi që të arratiset.

Sakaq shtoi se hetimi ka përfunduar dhe se dëshmitarët kanë folur në favor të Belerit dhe se ai nuk ka kryer asnjë vepër penale.

“Unë pyes veten për zgjatjen e afatit për mbajtjen në paraburgim të një të zgjedhuri, mandati i të cilit është miratuar nga Kolegji Elektoral, i cili nuk ka mundur të delegojë funksionet e veta që prej 14 Majit. Vura re 4 elementë. Së pari, nuk ekziston rreziku që ai të arratiset. Nuk ka rrezik për falsifikimin e provave, përderisa hetimi ka përfunduar. Ka vetëm një dëshmitar që flet kundër tij, ndërkohë që thuhet se është agjent i infiltruar. Ndërkohë që dëshmitarët e tjerë kanë folur në favor të tij. Nuk ekziston rreziku që ai të kryejë një vepër penale”, tha Vervesos.

Nga ana tjetër Heny tha se kryeministri Rama duhet të japë autorizimin që Beleri të transportohet dhe të kryejë betimin në Himarë, i shoqëruar nga policia.

“Kryeministri shqiptar duhet t'u japë autorizimin e nevojshëm vartësve të tij, përkatësisht Drejtorit te Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale të burgut të Durrësit ose Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke i lejuar ata të lehtësojnë transportin e Belerit për në Himarë, të shoqëruar nga oficerë policie, në mënyrë që të bëjë betimin e detyrës”, tha ai./M.K-dritare.net