Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

BE zbardh mashtrimin me fondet e IPARD në Shqipëri: Kontratat ishin false, paguan përqindje të lartë që të fitonin!

BE zbardh mashtrimin me fondet e IPARD në Shqipëri: Kontratat ishin

Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, e njohur si "OLAF", ka zbardhur mashtrimin me fondet e programit IPARD në Shqipëri. OLAF është një organ i mandatuar nga Bashkimi Evropian (BE) për mbrojtjen e interesave financiare të vendeve të unionit dhe u vu në lëvizje nga një denoncim i dërguar nga Shqipëria, ku tregohej skema e vjedhjes së fondeve për bujqësinë. Pas marrjes së denoncimit, OLAF nisi hetimet dhe gjeti disa parregullsi tenderash, konflikt interesi dhe përdorimin e dokumentave të falsifikuara.


Në raportin vjetor OLAF ka zbuluar edhe tre shkeljet kryesore që bëheshin me fondet IPARD, gjë që çoi në korrik që Bashkimi Evropian të pezullojë këtë mbështetje.

“Pas një sërë hapash komplekse hetimore, përfshirë kërkimet mjeko-ligjore digjitale të dokumenteve të lidhura me marrësit e IPARD II, AZHBR dhe operatorë të tjerë ekonomikë, OLAF zbuloi disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve.

Këto parregullsi përfshinin:

-Aplikantëve u kërkohet t’i paguajnë një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre një kompanie konsulence lokale;

-Kontratat që jepen pa konkurrim, ose me konkurs të manipuluar (me oferta false që dorëzohen);

-Çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale.

Pas hetimit të saj, OLAF rekomandoi që Komisioni Evropian të konsiderojë një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për Aplikime IPARD II prej 33 milionë euro, si të papërshtatshme”-thuhet në raportim.
Sipas njoftimit për shtyp të OLAF, pas një serie hapash hetimore, përfshirë kërkime forensike digjitale të dokumenteve të lidhura me përfituesit e IPARD II, ARDA dhe operatorë të tjerë ekonomikë, OLAF zbuloi shumë parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të shumë projekteve.

Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve thotë se një kopje e gjetjeve është dërguar te autoritetet shqiptare për shkak të “aktiviteteve të mundshme kriminale” të zbuluara gjatë hetimit.

Përveç bllokimit të fondit 112 milionë euro për IPARD III, OLAF i ka rekomanduar Komisionit Evropian që të shpallë thirrjet një dhe dy të programit IPARD II si të pavlefshme. Totali i fondeve të këtyre thirrjeve arrijnë në 33 milionë euro.

'Pas hetimit të saj, OLAF rekomandoi që Komisioni Evropian të konsiderojë një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për Aplikime IPARD II prej 33 milionë euro, si të papërshtatshme.

OLAF rekomandoi më tej që BE të parandalojë 112 milionë euro të financimit të ardhshëm (IPARD III) për Shqipërinë nga shpenzimet e panevojshme, derisa të vendosen masa korrigjuese për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga çdo aktivitet i paligjshëm.

Nisur nga aktivitetet e mundshme kriminale të zbuluara gjatë hetimit, OLAF i dërgoi edhe një kopje të gjetjeve të saj autoriteteve gjyqësore të Shqipërisë.", thotë OLAF./K.C/dritare.net