
BE kërkoi asociacion, ambasadori gjerman: Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog!
Dritare.net

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka reaguar pas deklaratës së Bashkimit Evropian në lidhje me përplasjet Kosovë-Serbi.
Përmes një postimi në X, Rohde shkruan se thirrja e BE-së për palët ka qenë e qartë dhe se kërkohet më tepër angazhim për avancimin e dialogut.
“Një thirrje e kristal e Bashkimit Evropian drejtuar Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim pa vonesa të mëtejshme”, thuhet nga ai në platformën X.
Kujtojmë se BE ka kërkuar që puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të nisë pa vonesa të reja dhe parakushte. BE kërkon që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe mirëbesim për zbatimin e marrëveshjes drejt normalizimit dhe të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun për normalizim. /M.K-dritare.net

















