Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

BE arrin marrëveshje për paketën financiare për daljen nga kriza

BE arrin marrëveshje për paketën financiare për daljen nga

Ministrat e Financave të BE kanë arritur një marrëveshje historike, që do tu vijë në ndihmë të gjitha vendeve të BE të prekura më shumë nga kriza e koronavirusit.

Lajmi është bërë i ditur nga komisioneri ekonomik italian Paolo Gentiloni dhe ministri holandez Ëopke Hoekstra që kanë konfirmuar se marrëveshja është arritur.

Pas dy ditësh bisedmesh intensive, dhe pas disa javësh bisedime, ministrant e BE tanimë kanë arritur marrëveshjen.

Paketa ekonomike për daljen nga kriza do të ndihmojë vendet e BE më të goditura nga COVID-19 si, Italia, Spanja Franca apo Gjermania. Ajo përfshin kushte minimale që qeveritë e vendeve të kenë akses në fondin Mekanizmit të Stabilitetit të Eurozonës bazuar tek financimi i pajisjeve mjekësore për të luftuar COVID-19./ I.M-Dritare.net