Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

BE, 5.7 milionë euro Shqipërisë për regjistrimin digjital të pronave!

BE, 5.7 milionë euro Shqipërisë për regjistrimin digjital

Bashkimi Evropian do të akordojë 5.7 milionë euro për regjistrimin digjital të pronave në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca përmes një statusi në "Twitter".

"Falë ndihmës së BE-së, Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës. Me 5.7 milionë euro, do të përmirësohet e drejta ligjore dhe do të shtohen investimet e huaja. Kjo është një reformë vendimtare për njerëzit dhe për integrimin e Shqipërisë", ka shkruar Soreca./M.M-dritare.net