
Bayern Mynih pëson humbje turpëruese pas 33 ndeshjesh
E Diel 27 Shtator 2020, 19:07
Dritare.net
Thyhet më në fund Bayerni i Mynihut!
Pas 33 ndeshjes pa humbje në garat zyrtare (Bundesliga, Kupa e Gjermanisë, Champions League dhe Superkupa e Europës), kampionët e Gjermanisë u mposhtën thellë 4-1 nga Hoffenhemi. Për herë të fundit ishin gjunjëzuar në kampionatin gjerman përballë Borussias së Moenchengladbachut (2-1) më 7 dhjetor të vitit të kaluar.
Një performancë zhgënjyese kjo e të besuarve të trajnerit Hansi Flick.
Me këtë fitore të madhe, Hoffenheimi ngjitet në krye të kampionatit me 6 pikë të plota./ I.M-Dritare.net

















