Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bavaria nënshkruan kontratën, do të marrë 2.5 milionë doza të vaksinës ruse

Bavaria nënshkruan kontratën, do të marrë 2.5 milionë

Shteti gjerman i Bavarisë nënshkroi një kontratë për të marrë 2.5 milionë doza të vaksinës ruse Sputnik V. Politikani konservator Markus Söder u shpreh se kontrata paraprake u nënshkrua një ditë më parë. Sipas tij nëse Sputnik V miratohet në Evropë, atëherë shteti i Bavarisë do të marrë doza shtesë të vaksinës në muajt e ardhshëm.

R-Pharm Germany një degë e gjigantit rus të prodhimit të ilaçeve R-Pharm ka një linjë prodhimi në qytetin bavarez të Illertissen dhe mund të prodhojë vaksinën ruse. Söder, i cili është kandidat i mundshëm për të pasuar Angela Merkel, i kërkoi EMA-s në mars të përshpejtojë procesin e miratimit për Sputnik V. Përhapja e vaksinave të BE-së është kritikuar si shumë e ngadaltë dhe vendet e tjera anëtare, përkatësisht Austria dhe Sllovakia po negociojnë për të marrë vaksinat ruse. Hungaria është i vetmi shtet i BE-së që e administron Sputnik V. Po ashtu edhe Shqipëria ka marrë dhjetëra doza nga Sputnik V dhe pritet që shumë shpejt të vijnë të tjera./K.C/dritare.net