Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bashkimi me Rithemelimin, Bardhi: Luftën e kemi me Ramën, PD do t'i përgjigjet qytetarëve!

Bashkimi me Rithemelimin, Bardhi: Luftën e kemi me Ramën, PD do

Deputeti Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se bashkimi me Rithemelimin, tregon forcë dhe jo dobësi, pasi kjo është rruga vetme për ta çuar për para opozitën.

Bardhi theksoi se Partia Demokratike ka nevojë për hapje reale dhe ti përgjigjet nevojës që kanë qytetarët.

“Bashkimi është forcë dhe jo dobësi. Bashkimi është rruga e vetme për një mëndje racionale. Partia Demokratike me aktin e bashkimit, pas një udhëtimi në errësirë, i kthen dritën vetes dhe duhet ti kthejë shpresën shqiptarëve. Me këtë motiv, ne do të jemi në çdo cep të Shqipërisë për t’i dhënë shpresë të rinjve, burrave dhe grave që duan të ndërtojnë këtu një të ardhme për vete dhe për familjet e tyre. Jo më përçarje! Jo më konflikt! Ne do të punojmë së bashku për të shndërruar opozitën e sotme në qeverisjen e nesërme. Mbi këtë parim duhet të ndërtohet çdo marrëdhënie dhe duhet të jetë i mirëpritur cilido. Të flasim mbi ide, mbi parime, jo mbi individë. Prania jonë sot këtu do të thotë mirëkuptim, respekt për mendimin ndryshe. Ne jemi të bashkuar në diversitet, duke ruajtur secili qëndrimet tona, sepse ne kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa nga ato që na kanë ndarë deri dje.

Një parti e fortë do duhet ti përfshijë të gjithë flukset brenda vetes dhe ne kemi nevojë për këtë më shumë se kurrë. Partia Demokratike ka nevojë për hapje reale, ka nevojë të korrigjojë veten, ka nevojë të njësohet me shumicën e shoqërisë shqiptare. Ajo ka nevojë ti përgjigjet nevojës që kanë qytetarët dhe të jetë zëri i asaj që shoqëria pret. Partia Demokratike është partia më properëndimore se çdo forcë tjetër politike më vend. Ne besojmë tek aleatët tanë strategjik. Ne besojmë gjithashtu, se Shqipërisë i duhet një drejtësi e pavarur, pa ndërhyrje politike, por ne duhet të theksojmë me forcë se ne nuk jemi në luftë me drejtësinë! Do ta mbështesim dhe nxisim atë pa komplekse që të zbatojë ligjin, por edhe do të themi të vërtetën para shqiptarëve sa herë që do të konstatojmë se peshorja e drejtësisë disbalancohet nga ndërhyrjet politike. Lufta jonë e vërtetë është lufta pa kompromis dhe pa u lodhur për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Një model qeverisës i zhytur në korrupsion dhe krim. Në duhet ti japim vendit një qeveri dinjitoze, në shërbim të qytetarëve. Sot demokratët po na shohin dhe po na japin kurajo. Nga sot, ne do jemi me ta dhe me çdo shqiptar që kërko ndryshim. Do të shkojmë qytet më qytet, fshat më fshat, rrugicë më rrugicë, shtëpi më shtëpi. Do t’i takojmë të gjithë, do t’i ftojmë që ata të bashkohen, ta bëjmë Partinë Demokratike të madhe sërish, një alternativë moderne qeverisëse”, tha Bardhi./M.K-dritare.net