Bashkëshortja flet për gjendjen shëndetësore të Bruce Willis: Nuk ka shërim
Dritare.net
Gruaja e Bruce Willis, Emma Heming, ka folur për shëndetin e aktorit, duke zbuluar se vajzat e tyre Mabel dhe Evelyn e kishin vënë re gjendjen e tij të përkeqësuar shumë kohë përpara se ai të diagnostikohej me demencë.
Në një intervistë të fundit me revistën Town & Country, Hemming shpjegoi se ajo kurrë nuk u përpoq ta mbulonte situatën, duke zgjedhur të ishte e sinqertë me vajzat e tyre.
“Nuk po mundohem t’ua fsheh.”, tha ajo. Sëmundja e burrit të saj, tha ajo, shpesh diagnostifikohet gabim, neglizhohet dhe keqkuptohet. Për Hemming, marrja e një diagnoze të qartë ishte thelbësore: "Unë munda të mësoj se çfarë është demenca frontotemporale dhe të edukoja fëmijët tanë."
Trajektorja shëndetësore e Willis nuk ndryshoi papritur, tha Hemming, duke sqaruar se ai u diagnostikua fillimisht në 2022 me afazi, një çrregullim që ndikon në aftësinë për të folur dhe kuptuar gjuhën. "Unë them që demenca frontotemporale pëshpërit, nuk bërtet.", vuri në dukje Hemming.
E vendosur për t'u hapur me fëmijët e tyre, ajo ndoqi këshillën e terapistit të saj, thotë ajo. "Kam mësuar se nëse fëmijët pyesin, ata janë gati ta dëgjojnë përgjigjen.", tha ajo.
Nëse Bruce Willis e kishte të vështirë, ajo u kujdes që t'ua shpjegonte fëmijëve të tyre. “Kjo sëmundje është kronike, progresive dhe fatale. Nuk ka kurë.", tha ajo, por pa diskutuar për aspektin e vdekshmërisë, pasi fëmijët nuk kanë shprehur shqetësime të tilla.
E përkushtuar për ndërgjegjësimin e publikut për demencën frontotemporale, Hemming theksoi se nuk do të lejojë që sëmundja të "gëlltisë" të gjithë familjen. "Bruce nuk do ta dëshironte këtë.", tha ajo me vendosmëri, duke shtuar: "Fëmijët e mi do të më shohin duke luftuar për familjen tonë, duke pasur shpresë dhe duke ndihmuar familjet e tjera."/K.C/dritare.net