Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bashkëshorti më braktisi me vajzën në bark. Si ia dola të bëhem sipërmarrëse! Historia e Verës nga Delvina!

Bashkëshorti më braktisi me vajzën në bark. Si ia dola

Te Vera e bimëve mjekësore, në Delivinë që është një oazë me bimë medicinale. Gazetarja Rudina Xhunga këtë herë hyri brenda oazës së Verës për të ndarë me ndjekësit e DritareTV magjinë që ka krijuar kjo zonjë në Delvinë. Vera ka ngritur një nga sipërmarrjet më të suksesshme sot për sot në Shqipëri, që është mbledhja dhe eksportimi i bimëve medicinale. Tregun më të madh Vera e ka jashtë vendit, edhe pse dëshira e saj është që këto bimë kurative përveç kultivimit, të blihen dhe të përdoren në Shqipëri. Vera është një nga sipërmarrëset më me emër për bimët mjekësore në vend, por çdo gjë falë sakrificave të saj. Në një bisedë me Rudinën, Vera tregon sfidat dhe sakrificat që ka bërë për të arritur këtu ku është. Ky ishte një mesazh nga Vera për vajzat dhe gratë që mos dorëzohen, por të punojnë dhe të bëhen të zonjat e vetes.



“Kam një mesazh për gratë që divorcohen. Nuk është fundi i botës. Sepse në këtë kohë po të duash të punosh punët janë sheshit. Mund të punosh e qetë dhe të rrisësh fëmijët. Unë me rrogën që kam punuar kam bërë një mrekulli. Kam qenë e vetme me një vajzë. Bashkëshorti me ka braktisur me vajzën në bark. Që 21 vjeçe kam jetuar vetëm me vajzën. Unë e rrita vajzën, e martova dhe krijova këtë mrekulli. Njeriu duhet të punojë dhe me punën ia del.

Unë e nisja punën që në 6 të mëngjesit dhe shkoja në 12-1 të natës në shtëpi. Unë shkoja herët sepse njerëzit në orën 7 të darkës ktheheshin nga puna dhe unë isha e detyruar të veja në Libohovë, të ngarkoja dhe t’i sillja këtu bimët medicinale sepse nuk doja që punëtoret e mua të rrinin pa punë. Por ia dilet, me pune, me sakrificë. Është e vështirë, por ia del. Unë lëviz me kamion, kam shoferen dhe i kontrolloj, i mësoj si ta mbledhin bimën medicinale. Edhe tani i hipi kamionit dhe vete në vend e marr bimën dhe mësoj punëtorët si t’i pastrojnë, si t’i thajnë. Sepse edhe bima është si fëmijët, do kujdes sepse duhet menduar edhe për të ardhmen. Sot është bërë shumë e vështirë. Por tani që kanë ikur njerëzit, është bërë edhe më e vështirë. Një problem tjetër është që ka rënë dhe euroja. Kështu na ka rënë dhe vlera e bimëve medicinale.”, tregon Vera për gazetaren Rudina Xhunga./K.C/dritare.net