
Basha voton: Garë e lirë. Qëllimi ynë përmbysja e regjimit Rama-Doshi!
Dritare.net
Kreu aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha votoi sot në zgjedhjet që mbahen për kryetar të PD. Ai garon për një tjetër mandat në krye të Partisë demokratike.
“Ky është një proces unik. Po e bëjmë këtë garë me vlerat tona si demokratë. Me këto vlera e kemi nisur betejën për ndryshimin për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe me këto vlera do ta çojmë deri në fund betejën tonë për rrëzimin e regjimit Rama-Doshi”, tha Basha në një komunikim të shkurtër për mediat.
Janë 75 mijë anëtarë të Partisë Demokratike do të votojnë sipas parimit një anëtar një votë, për 4 kandidatët në garë: Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. Në të gjithë vendin janë ngritur 76 qendra votimi. Votën mund ta hedhin vetëm personat që kanë kartë anëtarësie./L.F-dritare.net

















