Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha vlerëson dyfishimin e ndihmës ekonomike: Të trefishohet paketa ekonomike!

Basha vlerëson dyfishimin e ndihmës ekonomike: Të trefishohet

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka vlerësuar faktin që qeveria dyfishoi ndihmën sociale. Por ka kërkuar që të trefishohet paketa ekonomike për bizneset që tashmë janë mbyllur.

Basha shprehet:

“Numri i bizneseve nuk tejkalon 1/3 e bizneseve të regjistruara në Shqipëri. Këto biznese janë në panik total, se 80% e bizneseve janë detyruar të mbyllen për shkak të masave, dhe nëse shumica e popullsisë urdhërohet të qëndrojë në shtëpi. Të rishikohet me urgjencë, të hapet aplikimi për të gjithë bizneset e mbyllura.

Për t’u përshëndetur dyfishimi i ndihmës sociale. Ato biznese që janë hapur, nuk ka xhiro nuk ka fitim, këtej i kërkohet të paguajnë detyrimet tatimore. Paketa duhet të trefishohet, është e arritshme, të anulohet çdo shpenzim tjetër. E neveritshme se si në këto kohë vijon të mendohet si do i shërbesh klientëve dhe jo qytetarëve.”