
Basha: Situata në Rinas është dështim i Ramës, këto zgjedhje më të rëndësishmet në historinë e vendit!
Dritare.net
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i quan zgjedhjet e 25 prillit si më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë, ndërsa përmes një statusi në "Facebook" thotë se se ajo që ndodhi në aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i një njeriu që i ka vendosur interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari.
“Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Këto zgjedhje do të vendosin nëse do të ndryshojmë dhe anëtarësohemi në BE ose do të vazhdojmë me Ramën për akoma dhe më shumë dështime. Edhe ajo që po ndodh me aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i një njeriu që i ka vendosur interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari. Ndryshimi është në duart tuaja, është në votat tuaja. Kudo shoh ngazëllimin e qytetarëve shqiptarë. Le të sjellim së bashku fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë! Le të arrijmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne!”, shkruan Basha./M.M-dritare.net

















