Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha: Shqipëria në krizë, ministrat e Ramës darkojnë 1000 dollarë bifteku

Basha: Shqipëria në krizë, ministrat e Ramës darkojnë

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka dhënë në prononcim për mediat nga selia e PD-së. Basha shprehet se, ndërkohë që Shqipëria përmbytet, ministrat e kryeministrit Edi Rama darkonin në Dubai.

“Shqipëria e përmbytur, ministrat e Ramës darkonim në Dubai. Qeveria Rama nuk ka turp, por me sa duket para ka. Ministrat e qeverisë trefishuan pasurinë. Shqipëria në krizë, qeveritarët darkojnë 1000 dollarë bifteku. Qeveria Rama mendon vetëm për vete. Kjo është një qeveri që mendon vetëm për paratë e veta. Është koha që kjo qeveri të ikë. koha për një qeveri që mendon për qytetarët. Është koha për një qeveri që punon për paratë e shqiptarëve. Këtë ndryshim do ta sjellim ne.”,- tha Basha./K.C/dritare.net