
Basha-Ramës: T'u deshën 24 orë për të manipuluar faktet
E Shtunë 21 Nëntor 2020, 18:06
Dritare.net
Lideri i opozitës, Lulzim Basha shkruan në Twitter se, kryeministrit, Edi Rama iu deshën dy ditë për të reaguar pas fakteve që ata publikuan për fshehjen e numrit të viktimave nga Covid-19.
“Pas denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të Covid-19, Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur. Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë. E ka kot sepse askush nuk i beson më! Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka."- shkruan Basha./K.C/dritare.net

















