Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha: Rama po fsheh vjedhjen pas ëndrrës së artistëve për një teatër të ri

Basha: Rama po fsheh vjedhjen pas ëndrrës së artistëve

Lideri i opozitës, Lulzim Basha shkruan në Twitter se, Rama e prishi Teatrin Kombëtar kundër ligjit në mënyrë që në kullat që do të ndërtojë, të pastrojë paratë e pista. Kryedemokrati thotë se, kryeministri po përpiqet të fshehë vjedhjen e tij, pas ëndrrës së shumë artistëve për një teatër të ri. Ai thotë ndër të tjera se, Rama po përpiqet t’ia hedhë fajin kujtdo që të shpëtojë veten.

“Rama e shembi Teatrin Kombëtar me dhunë, kundër ligjit dhe me qëllimin e vetëm që në truallin e tij të ndërtojë kullat duke pastruar lekët e pista në mes të Tiranës. Si hajdut ordiner ai tani përpiqet të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri. Kjo grabitje e dhunshme e pasurisë sonë kombëtare është provokim për çdo qytetar që nuk e ka marrë akoma pagën e mbijetesës, për çdo biznes që po falimenton prej dështimeve të Ramës, për çdo të papunë sot në Shqipëri dhe për çdo shqiptar të ndershëm.

Si burracak, Rama tani përpiqet t'ia hedhë fajin kujtdo tjetër që të shpëtojë sadopak veten. Por ai është sot mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht të gjithë.”, shkruan Basha./K.C/dritare.net

Basha: Rama po fsheh vjedhjen pas ëndrrës së artistëve