Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha: Rama më ka frikë, ndaj s’e pranon debatin

Basha: Rama më ka frikë, ndaj s’e pranon debatin

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ndërhyri mbrëmë në “Opinion” kur ishte i ftuar kryeministri, Edi Rama. Sot, Basha ka treguar se përse hyri në debat mbrëmë. Kryedemokrati thotë se, Rama është frikacak, prandaj nuk e pranon debatin televiziv.

“Kur ke faktet me vete, kur ke të drejtën me vete, kur ke argumentat me vete, kur ke ligjin me vete, kur ke të vërtetën me vete, pak rëndësi ka, je në telefon apo je aty. Ndërsa gjëja tjetër që doli dje, është që të gjithë e dinim që kishim të bënim me një gënjeshtar dhe me një hajdut, dje e morëm vesh që kishim të bënim edhe me një frikacak. Nuk pranon debatin.”- tha Basha./K.C/dritare.net