Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha publikon dëshminë e pronarit të restorantit në Tiranë; Xhiroja e vitit 2018 e futi në kurthin e taksave të larta të shtetit

Basha publikon dëshminë e pronarit të restorantit në

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar sot në Facebook historinë e një pronari të një biznesi të vogël.

Basha thotë se shqiptarët po përjetojnë krizë të thellë ekonomike dhe papunësie.

Në videon e publikuar nga Basha, Met Sejdini, pronar i një bar-restoranti në Tiranë, thotë se në vitin 2018 xhiroja e biznesit që kishte kapur shifrën e 33 milionë lekëve të vjetra, me vendim qeverie e kaluan në biznes me TVSH.

“Quhem Met Sejdini. Kam një biznes privat prej 17 vitesh familjar, të cilin e punojmë. Është kryesisht shërbim bar-restorant. Që nga 2018-ta, xhiro e deklaruar prej 33 milionë lekësh, me vendim qeverie kalova biznes me TVSH, duke rritur kostot, sidomos kostot e ekonomistit edhe një sërë detyrimesh që i ngarkoheshin biznesit është TVSH-ja, e cila fillimisht u bë shumë e ngarkuar dhe kalonte vlerën në vit 70 mijë lekë të reja. Në 2019-ën, si rezultat i rënies së konsumit, edhe te biznesi im pati rënie xhiro dhe kjo xhiro vajti në 22 milionë lekë. Unë përsëri vazhdoj të paguaj detyrimet si biznes me TVSH. Njëkohësisht taksat e bashkisë, siç janë ato të pasurisë dhe ato të infrastrukturës të arsimit dhe pastrimit, janë një kosto tjetër shtesë dhe aq më shumë që këto taksa vajtën përsëri në vlerën 70 milionë lekë. Kjo është të mbetesh dhe të rezistosh me shumë sforco dhe në periudhën që flasim jemi pa paguar dhe detyrimet e sigurimeve shoqërore, dhe një pjesë e kësteve të bankës që kemi marrë si kredi për të mbajtur në këmbë, ose për të bërë rikonstruksione në këto biznese”,- shprehet ai./ I.M-Dritare.net