Basha poston mesazhin e një prindi: Nesër mund të të vijë radha ty!
E Premte 22 Janar 2021, 14:02
Dritare.net
Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka postuar në rrjete sociale videomesazhin e një prindi, i cili tregon sesa të vështirë e kishte t’u siguronte librat vajzave. Basha shkruan se, në 8 vjet të qeverisjes së Ramës, është rritur kostoja e jetës. Kryedemokrati thotë se tanimë ka ardhur koha për ndryshim, dhe se ata do të sjellin një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Basha shkruan në Facebook: “Pas 8 viteve të dështimit të Ramës, pasi kostoja e jetesës është rritur dita-ditës, ka ardhur koha për ndryshim. Rama duhet të largohet, dhe ne do të sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.”,- shkruan Basha./K.C/dritare.net