Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha përjashtoi 11 deputetë, Bardhi e ironizon: S’ke legjimitet as forcë!

Basha përjashtoi 11 deputetë, Bardhi e ironizon: S’ke legjimitet

Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar pasi Lulzim Basha përjashtoi 11 deputetë nga Grupi Parlamentar.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Basha nuk ka legjimitet dhe as forcë për të përjashtuar deputetët, ku citon: “Merreni me të qeshur dhe boll harxhuat rreshtat me çfarë bën”.

Sakaq shton se në vend të letrave pavlerë që synojnë përçajnë opozitën Basha duhet të përqendrohet në çështje që nuk i shërbejnë qeverisë.

“Merreni me të qeshur dhe boll harxhuat rreshtat me çfarë bën Lulzim Basha. Si njëri nga deputetët e PD, Lulzim Basha nuk ka as legjitimitetin, por as forcën për të përjashtuar askënd. Një ftesë të sinqertë kam për kolegun Lulzim Basha. Në vend të letrave pavlerë që synojnë përçajnë opozitën dhe mbajtjen ndezur të konfliktit mes vetes, të përqendrohet në çështje që nuk i shërbejnë forcimit të pushtetit të Edi Ramës, por dobësimit të tij”, ka shkruar Bardhi./M.K-dritare.net