Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha: Paga në Shqipëri, më e ulëta në rajon!

Basha: Paga në Shqipëri, më e ulëta në rajon!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka postuar një video në “Facebook”, me mesazhin se Shqipëria ka nevojë për ndryshim, duke akuzuar qeverinë Rama se në 8 vite “dështoi në çdo drejtim”.

“Shqipëria mund të ndryshojë. Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Ne do ta sjellim ndryshimin!”, thekson Basha në postimin e tij. Në video krahasohet paga mesatare e shqiptarëve, me atë të boshnjakëve. “Kemi lajme të shumë të mira për…boshnjakët! Paga e tyre mesatare është 780 Euro! Në Shqipëri paga mesatare është 424 Euro. Paga më e ulët në rajon!’, thuhet në video. Nga ana tjetër, nëse kërkojmë në site-in zyrtar të BiH, tregohet se paga mesatare në Bosnje në fakt është 480 euro dhe jo 780 euro siç pretendon Basha./M.M-dritare.net