Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha nget makinën pa rrip sigurimi/ Zv.ministri i Brendshëm: Mos bëj dhe ti si Luli!

Basha nget makinën pa rrip sigurimi/ Zv.ministri i Brendshëm: Mos

Bashkëshortja e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, Aurela hodhi sot një foto nga e diela e tyre. Në foto shihej Basha ndërsa ngiste makinën, por pa rrip sigurimi. Kjo gjë ka shkaktuar reagime të forta. Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari shkruan në Facebook se, mbi 1000 persona që kanë humbur jetën në aksidente rrugore kur Basha ishte ministër i Brendshëm në vitet 2009-2011.

“Mos bëj dhe ti si Luli!– Mbi 1000 vetë kanë humbur jetën në vitet 2009-11, kur Luli ishte MB. Shumë prej tyre mund të kishin shpëtuar falë rripit të sigurisë! – Më tepër se librat me, fëmijët mësojnë nga sjellja e prindërve. – Timoni është përgjegjësi dhe jo aventurë! Sigurimi për vendosjen e rripit garanton sigurinë edhe të pasagjerëve! Kujdes: Respektoni kufizimet e shpejtësisë, mos drejtoni mjetin në gjendje të dehur dhe vendosni rripin e sigurisë! Një person i dashur ju pret!”,- shkruan Lamallari./K.C/dritare.net