Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha marrëveshje me Shoqatën e Fasonëve: Do t'iu bëjmë tё pa konkurueshёm nё rajon!

Basha marrëveshje me Shoqatën e Fasonëve: Do t'iu

Lulzim Basha zhvilloi sot një bisedë me Shoqatën e Bashkuar të Fasonëve, në një pritje për ta në ambientet e Partisë Demokratike. Basha nënshkroi një marrëveshje me premtime, të cilat do të mbahen pas 25 prillit. Taksa e sheshtë 9% si dhe ulja e çmimit të naftës ishin dy nga premtimet kryesore që Basha theksoi.

Mbaj mend takimin e parë kur u mor vendimi për rritjen e çmimit të energjisë, pasuan rritja e çmimit të naftës, padiskutim ndryshimi i tatim fitimit duke shkuar nga taksa e sheshtë atëherë 10%, në taksën 15%. Tatimi progresiv mbi të ardhura personale, një ndryshim kryekëput i gabuar dhe ndëshkues në qëndrimin e inspektorateve ndaj jush, duke nisur nga tatimorët tek inspektoratet e punës, të mjedisit, të cilat janë kthyer në një stres të përditshëm për sipërmarrësin shqiptarë, e në veçanti për ju. Pa diskutim edhe luhatjet e pashpjegueshme nga ana ekonomike të kursit të këmbimit, të cilat zënë një vend të veçantë në raport me industrinë tuaj, duke qenë që është një industri e cila varet nga eksporti. Këtyre problemeve iu shtuan edhe problemi i pandemisë, i cili goditi dhe zinxhirin tuaj të furnizimit. Si njё garanci shtesë por edhe si njё tregues se këtu vijmë pas njё pune disa vjeçare, pasi i kemi bёrё diagnozën e vërtetë problemit, kemi parë potencialin pёr ta shёruar jo vetёm kaq por pёr ta rritur dhe transformuar fasonerinё nё njё sektor tё fuqishëm zhvillimi me investime kapitale, tё cilat do tё bёjnё tё mundur rritjen dhe modernizimin e linjave tuaja tё prodhimit tё cilat do tё bёjnё tё mundur qё ju tё jeni tё pa konkurueshёm nё rajon.”, - u shpreh Basha./dritare.net