Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha i përgjigjet Ramës: Po përhap lajme të rreme, do ta nxjerrim Shqipërinë nga gropa ku e fute!

Basha i përgjigjet Ramës: Po përhap lajme të rreme, do ta

Lideri i opozitës, Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit, Rama i cili disa ditë më parë tha: “Imagjino të votosh për Lulin dhe merr peshqesh Ilirin Metën.”

Basha u shpreh sot se, Rama e di që do të humbasë thellë, ndaj përhap lajme të rreme dhe për këtë arsye ndryshoi dhe ligjin.

“Edi Rama e di që do humbasë dhe do humbasë thellë. Për këtë arsye përhap lajme të rreme. Për këtë arsye ndryshoi ligjin. Kjo është arsyeja pse prodhon thashetheme pa vlerë. Ne dhe unë personalisht nuk do ta ndjek në këtë lojë. Edi Rama e ka pasur shansin për të treguar veten. Dhe po ju them e ka treguar veten shumë mirë dhe nuk ka shqiptar që nuk e di kush është Edi Rama dhe çfarë vlere kanë premtimet e tij. Ne jemi të fokusuar që shqiptarëve tju ofrojmë rrugën e daljes nga gropa ku e ka futur Shqipërinë Edi Rama në dy mandate. Ndryshimi është i pashmangshëm.”- tha Basha./K.C/dritare.net