Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha i përgjigjet Ramës: Fajin nuk e ka BE, por Tirja i qeverisë që vjedh shqiptarët!

Basha i përgjigjet Ramës: Fajin nuk e ka BE, por Tirja i qeverisë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar pas sulmeve të përsëritura të kryeministrit Rama ndaj BE-së, pasi nuk mbështeti Ballkanin Perëndimor me vàksìnàt anti-còvìd. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai thotë se faji nuk është i BE-së, por i Tires së qeverisë, që vjedh shqiptarët, duke iu referuar kryeministrit Rama. Basha nuk lë pa përmendur zgjedhjet e 25 prillit, pas të cilave thotë se Shqipëria do të kthehet në rrugën e duhur. "Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura në rajon, ka numrin më të lartë të qytetarëve që humbën vendin e punës, ka ndihmën më të vogël ekonomike që një qeveri ka dhënë për qytetarët e saj, ka hajdutërinë më të lartë në Europë ndërsa Tirja në krye të qeverisë si asnjë kryeministër tjetër vazhdon të sulmojë BE-në. Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, fajin e ka Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët dhe u mohon edhe bukën e fëmijëve. Edhe një herë Rama fajëson të tjerët tjetër për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë.BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira. Mirënjohja e shqiptarëve nuk do të mungojë kurrë. Pas 25 prillit ne do ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur drejt destinacionit tonë të vetëm që është integrimi në BE”, ka shkruar Basha./M.M-dritare.net