
Basha i përgjigjet Berishës: Je i zhytur kokë e këmbë, në aferën e Durrësit!
E Enjte 24 Nëntor 2022, 12:12
Dritare.net
Në distancë, Basha dhe Berisha replikuan në distancë, për portin e Durrësit. Të dy akuzojnë njëri-tjetrin se janë të përfshirë në këtë projekt, të cilin e cilësojnë aferë. Pas akuzave të Berishës se po bashkëpunon me Ramën, Basha u përgjigj duke iu drejtuar si non grata, dhe akuzuar se është ai i përfshirë në këtë aferë.
“Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty”, shkruan Basha./L.F-dritare.net

















