
Basha i kërkon debat, Rama i ofron bashkim: E kërkojnë shqiptarët!
E Mërkurë 14 Prill 2021, 22:10
Dritare.net
Kryedemokrati Lulzim Basha i kërkoi sërish kryeministrit Edi Rama të dalin në një debat publik. Pak çaste më parë kryeministri Rama i bëri thirrje Bashës për bashkim, pasi sipas tij kjo është ajo që duan shqiptarët.
"Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?",- shkroi Rama në Twitter./K.C/dritare.net

















