Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha: 4 policë të infektuar sot në Has

Basha: 4 policë të infektuar sot në Has

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thënë sot në një lidhje me “Opinion” se testimet për koronavirusin duhet të rriten.

Basha ka thënë se vetëm sot, në Has janë konfirmuar 4 raste me koronavirus, dhe të gjithë janë efektivë të policisë.

“Është fare e qartë, Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve në Evropë. Mos harroni që Shqipëria pati një ekspozim shumë të madh. Katër efektivë të Policisë së Shtetit në Has janë raportuar me koronavirus. Kanë pasur kontakt me kolegët.

Ia kam kërkuar edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që të bëjë transparencë sa tampona ka. Kam parë një studim në “Time” që tregon se sekreti i Venetos që ka më pak vdekje është se ka testuar më shumë. Një nga kyçet e suksesit në Gjermani është rritja e testimeve. Që të kemi një strategji exit duhet të ndërtojmë një strategji.”-tha Basha./ I.M-Dritare.net