
Basha: 25 prilli masakër elektorale, PD nuk është viktima! Beteja do të vazhdojë!
Dritare.net
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,doli për herë të parë para mediave që pas përfundimit të zgjedhjeve. Nga Selia blu, kryedemokrati tha se beteja e tij për zgjedhjet e 25 prillit do të vijojë.
Basha thotë se viktimat e "masakrës elektorale" të 25 prillit nuk janë PD-ja dhe kandidatët e saj, por qytetarët shqiptarë.
"25 prilli është një masakër elektorale viktima të së cilës nuk është PD dhe deputetët tanë se rezultati ynë flet qartë. Besimi, shpresa, që zgjuan dhe bashkuan pavarësisht prej rolit të krimit të organizuar dhe parave të pista të krimit dhe siç tha raporti paraprak i OSBE/ ODHIR shkrirje së vijave ndarëse të partisë dhe shtetit nuk ia doli dot të ulte përmasat e një bashkimi të shqiptarëve. Detyrimi ynë është para shqiptarëve dhe jo vetëm para kandidatëve apo mbështetësve të PD. Betejë historike duke pasur gjithçka kundër. Ia kanë dalë me të gjithë shqiptarët të rikthejnë shpresën” tha Basha.
Më tej kreu i demokratëve ka akuzuar me emra konkret, Edi Ramën, Tom Doshin dhe Aqif Rakipin por edhe deputetë të tjerë.
“Thënë kjo, një gjë është e sigurt, ndërsa ne vijojmë mbledhjen e faktimin e, gjithë kamerat e mikrofonët duhet të drejtojnë pyetjet tek autorët, Rama-Doshi-Rakipi. Si i morën votat 3 deputetë e Tom Doshit, si i mori votat Vangjush Dako, Jurges Çyrbja, Rrahman Rraja dhe Ilir Ndraxhi i Avdylajve. Si i mori votat djali dhe dhëndri i Aqif Rakipit. Si i mori votat Aurora Mara e Gent Marës. A mund të pranojë Shqipëria, që sot mban me krenari anëtarësimin në NATO. Mban këtë peshë e krenari, ndërkohë që mban edhe këtë masakër elektorale. Një nga kushtet kryesore të anëtarësimit të NATO ishte mbrojtja e demokracisë. Kjo betejë do bëhet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë. Përfundimi do jetë i qartë, rrëzimi i regjimit.”, tha Basha./dritare.net

















