
Bardhi-Spiropalit: Madamë, ti je në garë me Shehajn dhe Xhaçkën për miliona!
E Enjte 23 Qershor 2022, 11:11
Dritare.net
Në Kuvend sot pati replika të forta mes ministres Elisa Spiropalit dhe deputetit të PD, Gazment Bardhit. Ai akuzoi Spiropalin se ka përfituar 5 milionë euro fonde publike kur ka drejtuar Doganën e Shqipërisë.
“Pusho ti zonjë se do të flas unë tani se kam fjalën. Më the se më kishe parë në televizion dhe the se ikisha shpallur garë njërit prej kolegëve. Ti shpalle investitor strategjik Klodian Zoton dhe Stela Gugallën. I shpallët shenjtore që do të shpëtonin Shqipërinë nga plehrat. Sa për garë ky Kuvend kishte Madam 5 milionë euro dhe tani ka një Madam 5.5 milionë euro. Dhe në garë nuk jam unë me Agron Shehaj por ju me njëri-tjetrin”, tha Bardhi./L.F-dritare.net

















