Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bardhi: Rama frikacak, bllokoi Kuvendin me gardistë!

Bardhi: Rama frikacak, bllokoi Kuvendin me gardistë!

Deputeti Gazment Bardhi deklaron se miratimi i buxhetit 2024 u bë në shkelje të Kushtetutës, pasi u fund për votim me paligjshmëri.

Bardhi po ashtu konfirmoi se opozita do të vazhdojë me aksionin e saj në seancat plenare ku theksoi: beteja jonë është për t’ju treguar çdo qytetari që ky nuk është Parlamenti që i përfaqëson.

"E vetmja arsye pse sot salla e Kuvendit ishte mbushur me forcat speciale të Gardës ishte sepse në kuvend ishte paraqitur kryehajdut. Një frikacak që për të ardhur në Kuvend kishte mbushur sallën me punonjës sigurie. Do donim që kjo seancë të ishte normale të kishim shkëmbim të ideve, por është e pamundur sa kohë shkelet rregullorja. Pyeteni pse kishte frikë, kishte ardhur i zverdhur në sallë, i rrethuar nga Grada me kokën ulur dhe kartonin ngritur. Sikur të ishte një manekin që i kishin dhënë një karton në dorë. Sa i përket betejës së opozitës, ne do ta vazhdojmë në Kuvend. Nuk do lejojmë punimet normale të Kuvendit. 4 minuta e 29 sekonda plenare, do të thotë që Kuvendi është futur në paligjshmëri. Në asnjë moment nuk kam deklaruar që do bllokojmë votimin, sepse hajdutët me mandat parlamentari i kanë votat për të miratuar ligjet.

Ama beteja jonë është për t’iu treguar çdo qytetari që ky nuk është Parlamenti që i përfaqëson. Do ndjekim edhe hapa të tjerë institucional mbi vendosmërinë tonë.Kemi një plan përshkallëzimi të aksionit opozitar në sallën e Parlamentit, do e shikoni hap pas hapi. Nuk jemi lodhur e as nuk jemi dorëzuar. Beteja fitohet për të rifituar opozita të drejtat”, tha Bardhi./M.K-dritare.net