Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bardhi: PD po bën teatër të shtirur me Amnistinë!

Bardhi: PD po bën teatër të shtirur me Amnistinë!

Deputeti Gazment Bardhi pas mbledhjes me grupin, deklaroi se PD po bën teatër me projektligjin e Amnistisë Penale.

Bardhi theksoi se PD do të votojë Amnistinë, ashtu siç kërkon dhe qeveria, ndërsa deklaratat bëhen për të shmangur vëmendjen nga protesta e 20 shkurtit.

“Mu duk si një teatër i mirë orkestruar, uroj të mos këtë qenë kështu se do hedhin poshtë një vlerësim që unë bëra për Bashën për qëndrimin e tij për ligjin për amnistinë, por zhvillimet e 24 orëve të fundit nxorën në pah atë që shumë kolegë më thanë. Është një teatër i shtirur për të zhvendosur vëmendjen nga protesta e 20 shkurtit dhe për fat të keq këto orët e fundit kanë qenë kështu. Bëj sikur zihemi, për të votuar atë që do qeveria. Nuk është ky roli i opozitës”, tha Bardhi./M.K-dritare.net