Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bardhi i përgjigjet Ramës: Mos u merr me opozitën, shpjego rezulatin e Tom Doshit! 

Bardhi i përgjigjet Ramës: Mos u merr me opozitën, shpjego
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i përgjigjet deklaratave të krymeinistrit Edi Rama në Kuvend. Nga foltorja, Bardhi u shpreh se Rama në vend që të merret me opozitën do i duhet të shpjegojë shqiptarëve se pse nuk flet për non-gratën e Tom Doshit falë të cilit, sipas tij mori zgjedhjet.
“Shpjegove rezultatin e opozitës por nuk shpjegove rezultatit të aleatit tënd Non Grata Tom Doshin. Se në fakt konkluzioni më domethënës është rezultati i aleatit politik të Ramës, non grata PSD të Tom Doshit. Ai është thelbi i pushtetit të Ramës, një këmbë të pushtetit në Durrës ja ka ngarkuar Vangjush Dako i damkosur Non Grata, një në Shkodër Tom Doshi. Në vend të japë llogari për masakrën që bëri më 14 majti, merret me opozitën.”- tha Bardhi./K.C/dritare.net